Zall-Gjocaj MAT


Liqeni_i_Shkopetit

(kategoria e II, me sip.140 ha, vlere te madhe estetike, turistike dhe peisazhore)

Parku Kombëtar Zall Gjoçaj ndodhet në Qarkun e Dibrës dhe në rrethin e Matit. Sipëfaqja aktuale është 140.00 ha. Park i vogël, por sëbashku me zonën rreth tij dhe parkun e Lurës ka vlera shumë të larta të biodiversitetit dhe një mori habitatesh, llojesh bimore e shtazore. Takohen pyje me pishë, arrnen, rrobull, ah dhe lloje endemike e subendemike, livadhe alpine, liqene akullnajore, përrenjë të shumtë dhe një faunë karakteristike të veçantë. Nga gjitarët e mëdhenj takohen ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), kaprolli (Capreolus capreolus), dhe nga shpendët shqiponja e malit (Aquila chrysaetos), etj.. Parku është tepër i rëndësishëm dhe një bërthamë për gjitarët e mëdhenj.

Përveç vlerave shkencore dhe natyrore, parku dhe zona rreth tij njëherazi ka vlera të mëdha estetike, peizazhore, turistike mjaft tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Pasuritë natyrore dhe biologjike, bukuritë e peizazhit afrojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, si burim shumë i rëndësishëm të ardhurash për parkun dhe banorët vendas.