Rreth Nesh

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian

PROJEKTI

Mbrojtja dhe promovimi i Monumenteve te Natyres se Dibres”

Projekti “Rritja e kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Shqipërinë e Veriut për përmirësimin e biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit” – EcoNord financohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri si pjesë e programit “Instrumenti për Shoqërinë Civile – Iniciativat Civile dhe Rritja e Kapaciteteve, Shqipëri”.

Për zbatimin e këtij projekti ne rang kombëtar është angazhuar Fondacioni Shqiptari i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF).

Në kuadrin e granteve të raundit të parë të kësaj iniciative, ALCDF ka kontraktuar në nivel lokal Grupin e Veprimit Lokal (GVL) “Dibra Turistike” për zbatimin e projektit Mbrojtja dhe promovimi i monumenteve të natyrës së Dibrës.

Projekti do të zbatohet në vende të ndryshme të bashkisë Dibër si: Pocest, Kërcisht i Poshtëm, Bellovë, Vleshë, Llixhat Peshkopi, Begjunec, fshatrat rëzë Korabit, Zimur, dhe fshatrat buzë Gramës.