Rrafshi Korabit


rrafshi korabitNdodhet afër fshatit Radomirë, 1900 m mbi nivelin e detit. Përbën një cirk të madh kompleks akullnajor të formuar në rreshpe. Është i gjatë 1000 metra, i gjerë deri në 200 m. Ka formën e një amfiteatri gjigand me fund të sheshtë dhe shpate të thepisura. Në rrafshina ka kullota të pasura alpine, të cilat në stinën e verës përdoren nga blegtoria e fshatrave në shpatin perëndimor të malit të Korabit Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike, turistike dhe kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Radomirë. Vizitohen me vështirësi, pasi duhen ndjekur rrugët rurale e më pas ato këmbësore nga qyteti i Peshkopisë drejt majës së Korabit (2753 m).