Liqeni i madh (Lure)


image21
Ndodhet në Parkun Kombëtar të Lurës, në lartësinë mbi 1600 m të malit të Kurorës së Lurës, i vendosur në një cirk të madh kompleks akullnajor. Përbën një liqen akullnajor, me sipërfaqe rreth 50 ha. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe, ndërsa gjatë verës mbulohet nga zambakë të mëdhenj e të bardhë. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Fushë Lurë – monumenti

 

A.Të dhëna të përgjithshme

  • Emri i MN, Liqeni i Madh- Lure
  • Qarku Diber
  • Rrethi Diber
  • Bashkia Peshkopi
  • Fshati Lure
  • Institucioni që e mbulon AdZM Diber
  • Pronësia e tokës ku ndodhet (MN) Njesia Administrative Lure

B.Vendndodhja dhe të dhënat mbi terrenin

  • Zona e Mbrojtur (nëse ndodhet) Parku kombetar Lure
  • Zonimi, (nëse ka)
  • Kundrejtimi
  • Lartësia mbi nivelin e detit 1600 m
  • Kordinatat (veri, jug) N 41°47’23” E 20°11’35”

C.Të dhënat të natyrës Dentromentrike dhe Biologjike

  • Lartësia mesatare
  • Mosha
  • Gjendja e ( MN)

D. Vlera e (MN)

  • Vlera historike
  • Vlera didaktike
  • Vlera ekologjike Po
  • Vlera fetare

E. Të dhëna të tjera dhe shënime të ndryshme

  • Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Peshkopi- Lure
  • Auto Lure-Park Kombetar
  • Këmbësore
  • Ujore
  • Veçori të tjera : Gjate dimrit ngrin ne siperfaqe, ndersa gjate veres mbulohet nga zambake te medhenj e te bardhe.