Liqeni i Luleve ( Lure)


image23

Ndodhet në Parkun Kombëtar të Lurës, në lartësinë mbi 1600 m të malit të Kurorës së Lurës, i vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor. Përbën një liqen akullnajor, me sipërfaqe rreth 45 ha. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë me bukuri të rrallë. Përmëndet për zambakët e mëdhenjë të bardhë, që çelin në muajin qershor, duke e transformuar në një lulishte me bukuri mahnitëse. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Fushë Lurë – monumenti.

A.Të dhëna të përgjithshme

  • Emri i MN, Liqeni i Luleve – Lure
  • Qarku Diber
  • Rrethi Diber
  • Bashkia Peshkopi
  • Fshati Lure
  • Institucioni që e mbulon AdZM Diber
  • Pronësia e tokës ku ndodhet (MN) Njesia Administrative Lure

B.Vendndodhja dhe të dhënat mbi terrenin

  • Zona e Mbrojtur (nëse ndodhet) Parku kombetar Lure
  • Zonimi, (nëse ka)
  • Kundrejtimi
  • Lartësia mbi nivelin e detit 1580 m
  • Kordinatat (veri, jug)

C.Të dhënat të natyrës Dentromentrike dhe Biologjike

  • Lartësia mesatare
  • Mosha
  • Gjendja e ( MN)

D. Vlera e (MN)

  • Vlera historike
  • Vlera didaktike
  • Vlera ekologjike Po
  • Vlera fetare

E. Të dhëna të tjera dhe shënime të ndryshme

  • Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Peshkopi- Lure
  • Auto Lure-Park Kombetar
  • Këmbësore
  • Ujore
  • Veçori të tjera : Eshte i pasur me nje bote te gjalle te larmishme dhe formon nje ekosistem interesant te liqeneve alpine me bukuri te rralle.