Liqenet e Kasnise


[column-half-1]

image21
[/column-half-1]
[column-half-2]
image20

[/column-half-2]

Ndodhen në shpatin lindor të malit të Balgjajt (Allamanit), në jugperëndim të fshatit Kacni, prej nga kanë marrë emrin, të rrethit të Dibrës, në lartësinë mbi 1700 m. Janë të vendosura në disa cirqe të mëdhenj komplekse akullnajore. Përbëjnë liqene akullnajore. Janë të gjatë mesatarisht 50-100 m dhe të gjerë 20-35 m. Sipërfaqja e tyre veçmas arrin në disa ha. Kanë thellësi mbi 5 – 6 m. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Janë të pasur me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpine. Pyjet e halorëve përreth e zbukurojnë jashtëzakonisht peizazhin natyror përreth tyre. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohen duke ndjekur intinerarin: Bulqizë (Peshkopi) – Maqellarë – Kacni – liqenet.

A.Të dhëna të përgjithshme

  • Emri i MN, Liqenet e Kacnise-Balgjaj.
  • Qarku Diber
  • Rrethi Diber
  • Bashkia Peshkopi
  • Fshati Kacni
  • Institucioni që e mbulon AdZM Diber
  • Pronësia e tokës ku ndodhet (MN) Njesia Administrative Selishte

B.Vendndodhja dhe të dhënat mbi terrenin

  • Zona e Mbrojtur (nëse ndodhet)
  • Zonimi, (nëse ka)
  • Kundrejtimi
  • Lartësia mbi nivelin e detit 1700 m
  • Kordinatat (veri, jug) N 41°34’44” E 20°15’17” N 41°34’35” E 20°15’21”

C.Të dhënat të natyrës Dentromentrike dhe Biologjike

  • Lartësia mesatare
  • Mosha
  • Gjendja e ( MN)

D. Vlera e (MN)

  • Vlera historike
  • Vlera didaktike
  • Vlera ekologjike Po
  • Vlera fetare

E. Të dhëna të tjera dhe shënime të ndryshme

  • Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Peshkopi-Kacni
  • Auto
  • Këmbësore Kacni-Liqene
  • Ujore
  • Veçori të tjera : Jane te pasur me nje botë te gjallë dhe formojne nje ekosistem interesant te liqeneve alpine.

[column-half-1]

[/column-half-1]
[column-half-2]

[/column-half-2]