Hartinat e Lures


hartinat

Ndodhen në Parkun Kombëtar të Lurës, në afërsi të fshatit Fushë Lurë, 1600 m mbi nivelin e detit. Përbën një grup drurësh me trung dhe kurorë të veçantë (trekëndëshi) me lartësi 30 m dhe diametër të trungut rreth 70 cm dhe moshë mbi 100 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohen duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Fushë Lurë – monumenti.