Burimi i Kerçinit


kercini

Ndodhet në malin e Kërçinit, në afërsi të fshatit Kërçisht, në lartësinë 1670 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim karstik me prurje të madhe, që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve dhe terrigjenëve. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Kërçisht – monumenti.