Burimet e Belloves


burimetbelloves1 burimetbelloves3

Ndodhen në afërsi të fshatit homonim të komunës së Melanit, rrethi Dibër, në lartësinë 620 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë disa burime karstike, që dalin në kontaktin litologjik midis gjipseve të permianit të sipërmë-triasi i poshtëm dhe rreshpeve paleozoike. Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Bellovë