Mali i Korabit UJEVARA E POCESTES LIQENET E KASNISE SHPELLA E GURIT TE KUQ

Mali i Korabit

Një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

UJEVARA E POCESTES

Zhurma e ujit dëgjohet në një distancë mjaft të madhe. Krijon një pamje me bukuri mahnitëse.

LIQENET E KASNISE

Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Janë të pasur me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant...

SHPELLA E GURIT TE KUQ

Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e triasit të sipërmë – jura e poshtme.

Perfituesit e Projektit

Komunitetet lokale të 9 fshatrave drejtpërdrejt dhe i gjithe komuniteti i Dibrës indirekt. Nxënësit e shkollave në zonën e targetuar;

Read More >
Grupet e synuara

Komunitetet lokale të 9 fshatrave Pocest, Kërcisht i Poshtëm, Begjunec, Bellovë, Zimur, Gramë, Korab, Llixhat e Peshkopisë.

Read More >
Problematika

Ndërgjegjësim i dobët i komuniteteve lokale rreth vlerave të monumenteve të natyrës; Perpjekje të vecuara të promovimit për MN;

Read More >
Aktivitetet

Aktivitetet dhe mjetet konsistojne në: takime ndërgjegjësuese, me komunitetin dhe studentët në zonën e synuar,

Read More >

Kreu


Qellimi Kryesor:

Ruajtja dhe promovimi i MN të Dibrës me qëllim kthimin e tyre si joshje turistike.

Aktivitet e projektit

 


 

• Takim me aktoret – Rritja e angazhimit të tyre në aktivitetet e projektit dhe ndarja e opinioneve me to.• Takim për krijimin e Klubit Miqte e Natyrës – 30 persona, përfaqësues të studenteve, OJF, autoriteteve lokcale, natyralist, pasionantëve të natyrës – Krijimi i strukturës organizative e klubit

Workshop me Klubin Miqtë e Natyrës – Njohuri praktike rreth mënyrës së funksionimit të Klubit

• Trajnimi i përfaqesuesve lokal rreth teknikave të rruajtjes së monumenteve të natyrës

• Takime me komunitetin e zonës së synuar – Qëllimi i tyre është që të sjellë në vëmendje vlerat dhe rëndësinë e MN.

• Faqe interneti për MN së Dibrës; Qëllimi është që të promovojë vlerat e MN për një audiencë më të gjerë. Faqja e internetit do të sigurojë informacion me tekst dhe pamor për sejcilin nga MN.

• Të ndajmë informacionin me nxënësit e shkollave rreth monumenteve të natyrës së Dibrës. “Dibra Turistike” do të sigurojë material informues dhe promocional dhe do të organizojë mësime tematike lidhur me MN• Rehabilitimi i MN. Qëllimi i aktivitetit është të përmirësojë mjedisin për rreth si dhe ti bëjë ato më të prezantueshëm për vizitorët.

• Zhvillimi dhe printimi i broshurave, posterave dhe informacionit të saktë lidhur me MN në Dibër. Materialet do të përshkruajnë vlerat unike të secilit nga MN . Broshura do të ilustrohet me foto profesionale të marra në terren dhe një hartë e vogël brenda së cilës do të paraqiten MN

• Eskursioni me shkollat. Qëllimi është që të stimulojë dëshirën e brezit të ri për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të MN. Parashtrimi që një gjë e tillë të organizohet nga shkollat periodikisht (vjetore).

 


Monumentet e fundit